Aktorja Donna Derico, të cilën e mbajmë mend për rolin e saj në serialin “Rojet e Plazhit”, sot është 53 vjeçe, por askush nuk mund ta besojë këtë.
Nëse e keni parë këtë serial të famshëm në fund të viteve nëntëdhjetë, është e pamundur të mos mbani mend bionden e lezetshme, pronaren e lokalit, Donna Marko, e cila dëshiron të bëhet roje plazhi.
Kohët e fundit, ajo u fotografua nga paparacët në një edicion rastësor në Santa Monica. Ajo doli me miqtë, por për shkak të asaj që veshi, nuk është për t’u habitur që të gjithë sytë ishin tek ajo. Aktorja zgjodhi xhinse, çizme dhe një T-shirt të bardhë që mezi mbulonte gjoksin e saj.
Ajo pozoi për fotografët me besim dhe guxim, edhe pse është në dekadën e saj të gjashtë, Donna duket shumë e re. Mediat e huaja ia atribuojnë pamjen e saj rinore trajtimeve dhe operacioneve të shumta plastike që ka bërë.
Kujtojmë, Donna pozoi për revistën ‘Playboy’ disa herë, dhe vitin e kaluar ajo u zhvesh plotësisht për të mbledhur para për të ndihmuar viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore./FrontOnline/