Juventusi e ka pësuar një humbje të hidhur dhe me gjasë përshëndetëse nga titulli i kampionit në Serie A.
Kampioni në fuqi i Italisë është përballur në pasditën e sotme me Atalantën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 31-të në Serie A i takoi Atalantës 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Malinovsky në minutën e 87-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Atalanta ngritet në vendin e tretë në tabelë me 64 pikë të tubuara.
Kurse, Juventusi mbetet në vendin e katërt me 62 sosh./FrontOnline/