Juventus mposhtë Parman në “Allianz Stadium” për xhiron e 32-të në Serie A.
Rezultati përfundimtar në Torino është 3-1.
Pas dy golave të Alex Sandro, radha i erdhi edhe holandezit Mathijs De Ligt për të shënuar.
Golin e vetëm për Parman e ka shënuar Gaston Brugman.
‘Zonja e Vjetër’ gjeti 3 pikë në këtë ndeshje, duke u renditur e treta me 65 pikë.
Parma në anën tjetër, mbet në vendin e 19-të me 20-të pikë dhe rrezikon rënien nga liga.