Juventusi e ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në elitën e futbollit italian.
Në “Allianz Stadium”, “Zonja e Vjetër” u përball me Genoan, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 30-të në Serie A i takoi Juventusit me rezultat 3:1.
Dejan Kulusevski (‘4), Alvaro Morata (’22) dhe Weston McKennie (’70) i shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi të Italisë.
Ndërkaq, golin e nderit për mysafirët e shënoi Scamacca në minutën e 49-të.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në vendin e tretë me 62 pikë, kurse Genoa në vendin e 13-të me 32 sosh./FrontOnline/