Edi Rama e ka fituar mandatin e tretë me radhë si kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të muajit prill.
Për këtë triumf, kryeministri shqiptar është uruar edhe nga Juventusi, klubi i tij i zemrës, shkruan FrontOnline.
Rama që njihet si tifoz i flaktë i “Zonjës së Vjetër”, ka pranuar një dhuratë nga klubi italian – një fanellë – me emrin dhe numrin tre.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158748252956523?__cft__[0]=AZVXU3Omu5t9vcyjBx74glrCW6kZ4aYnlJVo7a1gs7_9gQPF4dIouC9dMISrzQwNtWIKLNXwZ_0lf9iZu5XA-r_FigOXPma2WNBgXL5KZ3uFsycksR1QFdcOwXw87G_OIboxe_BB81KKP1wfDiYLmol0&__tn__=%2CO%2CP-R
Rama e bëri me dije këtë në “Facebook”, derisa dha edhe një mesazh për tifozët e Interit.
Postimi i plotë i Ramës:
“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë?
#GrazieJuve⚪️⚫️
*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit?“./FrontOnline/