Historiani Jusf Buxhovi ka thënë se drejtuesit e UÇK’së kanë bërë mijëra deklarata monstruoze kundër shokëve të tyre.
“Ka një mijë e sa faqe të mbledhura prej deklaratave të njerëzve të UÇK’së kundër UÇK’së. Keni deklarata monstruoze të individëve të caktuar që i kanë ngritur kundër miqëve të vet”, është shprehur Buxhovi.
“Kemi padi të ngritura nga njeriu që ka udhëhequr LPK’në në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin”.
Ai gjithashtu përmendi edhe vendin e ish-presidentit Hashim Thaçi në vendin e historisë.
“Hashim Thaçi është pjesë e historisë. E ka vendin e tij në organizimin e UÇK’së. Në librin tim ia jepi vendin e faktorit të rëndësishëm në LPK. Por, edhe aty nëse i shihni reagimet e atyre njerëzve janë përqarëse”, shtoi Buxhovi.