Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey po përpiqen të kenë një fëmijë pas problemeve të tij të shëndetit mendor, gjë që e bëri atë të mendojë edhe për vetëvrasje. Në dokumentarin e fundit “Justin Bieber: Bota jonë”, këngëtari foli për jetën e tij, qëllimet dhe shpresat e tij.
Pasi Hailey e pyet atë në dokumentar për qëllimet e tij për vitin 2021, këngëtari përgjigjet: “Unë dua të vazhdoj të vendos synime dhe të argëtohem ndërsa i arrij ato. Unë gjithashtu do të sigurohem që ta vendos familjen time në radhë të parë. Dhe le të shpresojmë që të kemi fëmijë. Çfarë mendon, të fillojmë të punojmë për foshnjen në fund të vitit 2021?”. Buzëqeshja e Hailey konfirmon pyetjen e tij, transmeton FrontOnline.
Pasi u bë i popullarizuar në mbarë botën që në moshën 16 vjeçe, për shkak të albumit të tij debutues “Baby”, Justin Bieber luftoi me famën dhe gjithçka që sjell me të. Ai pranoi se shpesh pyeste veten pse këndonte – sepse donte të ndihej mirë me veten e tij ose se donte të ndiheshin mirë të tjerët.
Për shkak të famës së tij, ai kishte probleme të shëndetit mendor, kështu që ai pranoi në dokumentar se ishte “shumë, afër vetëvrasjes” dhe se ndjente “dhimbje të vazhdueshme”.
“Kishte shumë gjëra dhe ngjarje të paparashikueshme dhe të pabesueshme duke u rritur. Tani kam një partnere me të cilin do të kaloj pjesën tjetër të jetës sime. Është shumë e mirë për shëndetin tim mendor, zemrën dhe shpirtin. Ne mund të udhëtojmë në të gjithë botë dhe nëse jam me të, ndjej se jam si në shtëpi”, tha këngëtari./FrontOnline/