Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bieber lajmin se rezultoi pozitiv e kuptoi ditën e djeshme.
Përkundër faktit që ai është infektuar me virus, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e mirë.
Sipas TMZ, këngëtari ka anuluar koncertin e tij në Las Vegas, pasi rezultoi pozitiv.
Lajmi për infektim erdhi një javë pasi Bieber perfomoi në Kaliforni.