×
  • Vip
  • Vip

    Justin Bieber reagon ashpër ndaj paparacëve: Kjo duhet të ndalojë

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Justin Bieber ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të vazhdueshme të paparacëve në jetën e tij private.

    Përmes një videoje të postuar në Instagram, këngëtari ka treguar sesi nuk mund të lëvizë askund pa pasur kamerat e paparacëve pas tij, duke shfaqur momente të tensionuara ndërsa largohej nga një vend publik i ndjekur nga fotografë.

    Në mbishkrimin e postimit, Bieber shkruan shkurt: “This has to stop” (Kjo duhet të ndalojë), duke lënë të kuptohet lodhjen dhe frustrimin e tij ndaj këtij presioni të vazhdueshëm mediatik.

    Videoja është shpërndarë gjerësisht edhe nga media të njohura, ku theksohet se këngëtari nuk arrin të marrë frymë i qetë pa u ndjekur nga paparacët, edhe në momente të zakonshme të përditshmërisë së tij.

    Ky reagim ka nxitur diskutime mes fansave dhe publikut mbi kufijtë e privatësisë që duhet të respektohen, edhe për personazhet më të famshëm në botë.

    Nga Rubrika
    Vip29 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako dy ditë më parë publikoi këngën “Jetë”. Por, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet...
    Vip29 Maj 2025
    Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku, ka ndarë një rrëfim prekës për jetën e saj në Amerikë. Në një intervistë...
    Vip29 Maj 2025
    Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës. Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur me shqetësim situatën e krijuar, pas ndërhyrjes së kundërligjshme të zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit,...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka shuar shpresat për një koalicion Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sonte ka përsëritur që...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga...
    Lajme29 Maj 2025
    Sot bëhen dy vjet nga përplasja e ashpër që ndodhi në Komunën e Zveçanit midis protestusëve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it. Protesta...
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.