Një video nga disa ditë më parë që tregon momentin kur këngëtari Justin Bieber i bërtet bashkëshortes së tij Hailey Baldwin, pas një performance në Las Vegas, ndau komunitetin e Twitter në komente nëse ishte një grindje apo ylli i muzikës ishte thjesht nën “adrenalinë” shkaku i koncertit, transmeton FrontOnline.
Ndërsa shumë përdorues të këtij rrjeti social ishin të tronditur nga ajo që panë, adhuruesit e Bieber, siç pritej, qëndruan në mbrojtje të yllit amerikan.
Disa prej tyre deklarojnë se ishin në klubin ku Bieber ishte mysafir dhe pretendojnë se nuk është e vërtetë që këngëtari i bërtiti Hailey, me të cilën është martuar që nga viti 2018.
“Ai nuk i bërtiti dhe ne ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi atje. Ai ishte nën adrenalinë pas performancës”, shkroi një tifoz në Twitter. Një tjetër konfirmoi se Bieber nuk ishte i zemëruar me Haley dhe shtoi: “Unë e urrej kur ai paraqitet si një djalë i keq kur ai është shumë më tepër se kaq”.
“Ai ishte në humor të mirë dhe i tha diçka, por sigurisht që atyre u pëlqen të vijnë me skenarë të këqij në internet”, shkruan një tjetër fans i Bieber./FrontOnline/
Justin and Hailey Bieber spotted out in Las Vegas (July 9) pic.twitter.com/BAtpwhBxxZ
— Justin Bieber Crew (@JBCrewdotcom) July 11, 2021