Një tjetër koncert është anuluar nga Justin Bieber dhe këtë herë fansat e tij nuk janë të gatshëm të tregojnë mirëkuptim.
Pak muaj më parë, ylli i popit anuloi një koncert për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga sindroma Ramsay Hunt. Megjithatë, tani duket se nuk ka asnjë problem shëndetësor.
Ai anuloi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re për turneun botëror të “Justice World Tour” ndërsa një javë më parë ai ishte në Javën e Modës në Londër. Fansat nuk hezituan të shprehin zemërim in e tyre në rrjetet sociale.
Justin Bieber angers his fans as he makes a shock tour announcement https://t.co/PCP5iHlRQJ
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) March 1, 2023
Zyrtarët që bënë njoftimin nuk shpjeguan arsyen e anulimit, por siguruan publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin.
“Ne duam të dimë një arsye”, komenti një fans.
” Prita për 15 muaj, kjo është zhgënjyese”, komentoi një tjetër./FrontOnline/