×
  • Lajme
  • Lajme

    Juristë të ushtrisë amerikane në KFOR mbajnë ligjëratë për studentët në Mitrovicë

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    KFOR ka njoftuar se juristë të ushtrisë amerikane kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.

    Ligjëratat janë përqendruar në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it, dhe, se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë ndërmjet këtyre dy strukturave.

    Njoftimi:

    Kapitenia e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara 🇺🇸, Laura Eckstein, juriste pranë Korpusit të Avokatëve të Përgjithshëm dhe e caktuar pranë Komandës Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO, #KFOR, mbajti një ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, Kosovë. Ligjërata e saj u përqendrua në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it. Asaj iu bashkua edhe kapiteni Gurney Pearsall, jurist i Ushtrisë Amerikane në Grupin e Mbështetjes Rajonale – Ballkani, i cili foli mbi mënyrën se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë ndërmjet këtyre dy strukturave.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcës së Sigurisë së...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe...
    Lajme16 Maj 2025
    Një tender të majmë me AQP-në. Një me ZKM-në. Një vizitë e ‘ngrohtë’ e Kryeministrit Kurti në  biznesin e Arif Elshanit, që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se në Tiranë liderët e Evropës u mblodhën për të ndërtuar të ardhmen...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer nisi fjalimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë, si përgjigje ndaj...
    Lajme16 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’’. Nga hetimet e...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Tiranë. Në Samitin e Komitetit Politik Evropian...
    Lajme16 Maj 2025
    Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Njoftimi për vdekjen e babait të ministrit...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.