Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ka një mesazh për të gjithë ata që nuk e votuan.
Përmes një postimi në Facebook, Morina tha se të gjithë ata që që i kanë premtuar se do ta votojnë e që nuk e kanë votuar, shpreson se do të infektohen me COVID-19.
“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë kanceri, sida dhe COVID-19”, shkroi ndër të tjera ai.