Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha sinjalet e mundshme që jep makina e tij, për të evituar problemet e mundshme që mund të ndodhin.
Nëse ndizet një dritë e verdhë (ose portokalli) në simbolet e ekranit, ekziston një problem me të cilin duhet të merreni, por mund të vazhdoni me kujdes.
Megjithatë, varet se cili është problemi. Për shembull, një paralajmërim për një nivel të ulët të vajit, ftohësit ose ngarkimit të baterisë është tashmë një problem që nuk duhet nënvlerësuar.
Por, çfarë ndodh kur ndizet një dritë e kuqe mund të jetë problem serioz që ju kërkohet të ndaloni menjëherë automjetin dhe të fikni motorin.
Ajo çfarë duhet të keni parasysh është të dini funksionin e të gjitha simboleve në ekranin e veturës tuaj dhe të merrni parasysh kur ndizen në të verdhë dhe të kuqe.
Megjithatë, jo të gjitha makinat kanë një funksion për të paralajmëruar për një shërbim të ardhshëm, dhe shoferi duhet ta monitorojë vetë atë./FrontOnline/