×
  • Vip
  • Vip

    Jozi shfaqet sërish në video, kësaj radhe me kapele tregon grushtin, a është provokim ndaj Gjestit?

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Kengetari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak orësh.

    Në pamjet e shpërndara, ai shihet në një ambient në Tiranë, i rrethuar nga miq, teksa përshëndet kamerën dhe ngre dorën lart në formën e një grushti.

    Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo paraqitje.

    Komentet e fansave janë të ndara, por një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë pritur mirë këtë gjest, duke e konsideruar të pavend, veçanërisht në këtë moment kur figura e këngëtarit ndodhet nën vëzhgim publik.

    Jozi Marku është një nga emrat më të përfolur të këtyre ditëve në mediat rozë, pas incidentit të bujshëm që ndodhi gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania 4, ku ai ushtroi dhunë fizike ndaj banorit finalist Gjesti, gjatë një transmetimi live.

    Pas atij incidenti, reagimet kanë qenë të forta si nga publiku ashtu edhe nga personazhe të njohur, ndërkohë që sjellja e tij vazhdon të komentohet gjerësisht. Videoja e fundit vetëm sa ka shtuar zërat kritikë, duke rikthyer debatet mbi qëndrimin dhe imazhin publik të artistit.

    Nga Rubrika
    Vip11 Maj 2025
    Këngëtarja e famshme nga Prishtina, Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival, event ky që organizohet nga vetë artistja dhe...
    Vip11 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo edhe sot ka ndarë disa...
    Vip11 Maj 2025
    Ish-Miss Kosova dhe sipërmarrësja e njohur, Agnesa Vuthaj, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të kreatorit të modës, Festim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.