×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Jotransparencë, gafe e nepotizëm, bilanci i tre mujorit të parë të Qeverisë “Kurti 2”

    FrontOnline
    23 Qershor 2021

    “Konstatojë që me 67 vota për, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim zgjedhet Qeveria e Republikës së Kosovës me kryeminstër Albin Kurti”.

    Janë bërë fiks 3 muaj që nga ky fjalim i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

    Për 90 ditë qeverisje, Albin Kurti dhe kabineti i tij, kanë mbajtur plot 10 mbledhje qeveritare.

    Vendime s`është që s`u morën, por jo edhe ai për reciprocitet me Serbinë, masë kjo që Kurti në fushatë zotohej se do ta aktivizonte tepër shpejt.

    “Është çështje ditësh, ose javësh, kurrsesi muajsh”, kishte deklaruar Kurti.

    Por, si pushtetar po del se i duhet edhe pak kohë.

    “Për ta zbatuar reciprocitetin për të cilin ne jemi zotuar kemi nevojë që t’iu bëjmë ballë suksseshëm edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike. Kjo nënkupton që neve na duhet kohë për t’u përgatitur që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin”, u shpreh Kurti.

    Brenda tre muajve, Kurti doli vetëm dy herë në konferencë për medie derisa gjatë kohës sa ishte në opozitë ishte shumë i zëshëm me pushtetin e atëhershëm për mostransparencë ndaj qytetarëve.

    Në fushatë, Kurti zotohej se do t`i jepte fund edhe nepotizmit.

    “Kushërinjtë janë për dasma, për shpija”, pati vlerësuar Kurti në fushatë.

    E kundërta u dëshmua në qeverisje.

    Punësimi i nipit të Besnik Bislimit dhe axhës së Glauk Konjufcës, janë vetëm dy prej rehatimeve familjare që u bënë brenda kësaj periudhe.

    Sidoqoftë, Kurti, ka një arsyetim.

    “Ne kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare”, tha i pari i qeverisë në Kuvend.

    Të drejtë, shefit kosovar të ekzekutivit, nuk po i japin nga shoqëria civile.

    “Z.Kurti përgjatë kësaj kohe nuk ka arrit të ndërtojë një ekip që do ta përfaqësonte Kosovën në bisedimet me Serbinë. Kurti ka premtu se nuk do të shkojë në bisedime pa kërkuar falje Serbia, ose do ta vendosë reciprocitetin, gjë që nuk ka ndodhë”, u shpreh politologu Fidan Ukaj për “Front Online”.

    Megjithatë, politologu Ukaj, e sheh si pozitive në këtë periudhë ftesën për bashkëpunim rreth dialogut që Kurti ua bëri partive në pushtet dhe propozimet e tij të fundit në Bruksel.

    “Këto dy tema kanë qenë tema pozitive, që mund të merren si pozitive ne qeverisjen 100 ditëshe të Kurti”, deklaroi Ukaj.

    I kënaqur me punën e Qeverisë Kurti s`është as analisti tjetër politik, Nexhmedin Spahiu.

    Një aktivitet ‘avashllak’ dhe jo energjik i Qeverisë Kurti me gafe të njëpasnjëshme të Ministrisë të Jashtme. Ka qenë e kundërta e asaj që kam pritur. Kam pritur një aktivitet energjik të Qeverisë”, potencoi Spahiu në një prononcim për “Front Online”.

    Mbetet të shihet nëse Kurti do ta mbajë edhe zotimin tjetër të tij për të vaksinuar rreth 60 % të popullatës me vaksinën anti-Covid deri ne fund të këtij viti.

    Deri tash janë vaksinuar veç 141 mijë qytetarë.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...
    Lajme25 Prill 2024
    Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit të SHBA-së për Kosovën, ka thënë se vendi ynë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.