Anthony Joshua dëshiron të shfaqë “shpirtin e tij prej gladiatoriali” në ndeshjen e së shtunës për titullin botëror IBF kundër Daniel Dubois.
AJ mori pjesë në një stërvitje publike në Wembley Arena të mërkurën, teksa kërkonte të bëhej tre herë kampion bote.
E shtuna do të shënojë meçin e parë të Joshuas në Wembley që nga fitorja e tij me ndërprerje në 2018 ndaj Alexander Povetkin.
Duke folur për në konferencë për media, Joshua tha: “Ndjehem sikur jam gati për luftën time, forma është e mirë, madhësia është e mirë, më duhet vetëm të vesh mbështjellëset dhe dorezat e mia dhe mund të luftoj sot”.
“Nuk ka emocione, thjesht jam këtu. Unë pres më shumë media, më shumë biseda, më shumë stërvitje, më e rëndësishmja dhe të eci në ring duke u treguar 96,000 njerëzve shpirtin tim gladiator”.
“Kjo do të thotë gjithçka, është ajo për të cilën bëhet fjalë, hapja e dyerve për njerëzit siç bënë njerëzit për mua gjithashtu”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/