Modelja Jori Delli, është kthyer në një nga banoret më të diskutuara edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania. Kjo për shkak të afrimitetit të saj me Luizin, ku një pjesë e madhe e publikut marrëdhënien e tyre po e shikojnë si një flirt dhe jo si shoqëri.
Lidhur me këtë, ka folur shoqja e saj e ngushtë, Beniada Nishani, e cila ka komentuar marrëdhënien e dyshes ku ka thënë se Jori nuk ka qëllim të prishë lidhjen Luiz-Kiara.
“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, ka thënë Beniada.
Por, teksa dyshja Luiz-Jora po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja ka deklaruar se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj ‘ti amo’ sesa Kiarës.