Jori Delli ka qenë duke bërë një bisedë në dhomën e ndenjes me Gertin dhe Kristi Aliajn.
Fotografi nga Shkodra e ka pyetur se çfarë meshkuj i pëlqejnë dhe modelja shqiptare nuk hezitoi të përgjigjej.
Ajo tha se nuk i pëlqen fare biondët, por që pavarësisht kësaj ka qenë e lidhur me një mashkull të tillë.
Teksa filluan të flisnin për futbollistët, Kristi i tha se pëlqen Mario Balotellin, për të cilin Jori tha se i ka shkruar.
“Balotelli nuk më pëlqen fare. Më ka shkruar, por ka qenë shumë me respekt. Se kur iu përgjigja unë që i thashë se kam një marrëdhënie, ai më kërkoi falje”, tha mes tjerash Delli.
Jori përndryshe po pëlqehet mjaft shumë për lojën e saj brenda BBVA, batutat dhe ngacmimet që po bën me konkurrentët e tjerë.