Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 3, Jonida Vokshi, është e mbushur me emocione para nisjes së spektaklit gjigant në Klan Kosova, edhe pse këtë detyrë po e bën tash për të tretin vit me radhë, së bashku me kolegun e saj prezantues Alaudin Hamiti.
Gjysmë ore para ndezjes së dritave në studion e madhe të BBVK, ku ajo do të ngjitet në skenë së bashku me Dinin, Jonida shprehet se ajo çka di është se kasti i banorëve është bombastik dhe se mezi pret që t’i prezantojnë.
“Banorët janë një larmishmëri karakteresh aq të ndryshëm me njeri-tjetrin dhe kjo do të krijojë spektakël të vërtetë”.
“Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi dhe mua po më dridhen këmbët që tani”, deklaroi prezantuesja Jonida Vokshi në lidhjen direkte me gazetaren Gresa Nitaj.