Ish-kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit me efekt të menjëhershëm pas marrjes së raportit “Partygate”.
Raporti Komiteti i Privilegjeve i udhëhequr nga deputetët hetoi nëse Johnson kishte mashtruar Parlamentin lidhur me festat e raportuara në Downing Street gjatë kohës kur kishte masa kufizuese të COVID-19.
Johnson akuzoi hetimin e Parlamentit se po përpiqeshin ta “dëbonin”.
“Ata ende nuk kanë gjetur asnjë provë që unë me vetëdije se pamaturi mashtrova Parlamentin”, tha ai në një deklaratë.
Në provat e dhëna komisionit në mars, Johnson pranoi se kishte mashtruar Parlamentin, por tha se nuk e kishte bërë me qëllim.
“Nuk kam gënjyer dhe besoj se në zemrat e tyre komisioni e di këtë”, tha Johnson në deklaratën e tij të lëshuar pas dorëheqjes së tij të premten. /Telegrafi/