Johnny Depp dhe Joelle Rich, avokatja që e përfaqësoi atë në padinë e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar, nuk po takohen më, konfirmon People.
Në shtator, një burim konfirmoi për People se aktori, 59 vjeç, dhe avokatja londineze ishin në lidhje, por që nuk ishte serioze.
Rich ishte në ekipin ligjor të Depp gjatë çëshjes së tij për shpifje kundër The Sun, të cilën ai e humbi në nëntor 2020. Ai paditi gazetën në Mbretërinë e Bashkuar që e quajti atë një “rrahës gruaje”, por gjykata mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe Ish-gruaja e tij Amber Heard dëshmoi për të mbështetur pretendimet. Në mars 2021, përpjekja e tij për të rrëzuar vendimin u anulua./FrontOnline/