Johnny Depp ka fituar të drejtën për të vazhduar me një padi shpifjeje me vlerë 50,000 dollarë kundër ish-gruas së tij Amber Heard, e cila e paditi atë për dhunë fizike, transmeton FrontOnline.
Në të vërtetë, në vitin 2018, Amber shkroi për Washington Post se ajo kishte përjetuar abuzim në familje. Ajo nuk e emëroi Depp, por më parë e akuzoi atë për dhunë në familje pas divorcit të vitit 2016.
Dy vjet më vonë, tabloidi britanik The Sun publikoi një artikull ku thuhej se Depp kishte rrahur një grua. Në nëntor 2020, Depp humbi një padi kundër tabloidit.
Mediat e huaja shkruajnë se Heard kërkoi rrëzimin e padisë së aktorit kundër saj, duke qenë se të dy paditë përfshijnë akuzat se ai është një abuzues. Sidoqoftë, një gjykatë në Virxhinia vendosi që rastet dhe deklaratat ishin në thelb të ndryshme.
Gjykatësi gjithashtu vuri në dukje dallime të mëdha midis ligjeve për shpifjen në SHBA dhe Britani të Madhe dhe mendoi se zbatimi i vendimeve britanike në një gjykatë amerikane do të krijonte një “efekt të frikshëm” dhe mund të krijojë një “precedent të rrezikshëm”. Ai gjithashtu i përshkroi argumentet e Amber si “veçanërisht enigmatike dhe të pakuptimta”.
Nga ana tjetër, Depp kohët e fundit dha intervistën e tij të parë pas akuzave të ish-gruas së tij. Ai pastaj tha se Hollivudi po e bojkotonte për shkak të luftës së tij në gjyq me Amber dhe për shkak të një artikulli të botuar në ‘The Sun’./FrontOnline/