59- vjeçari ka postuar në Instastory një mesazh ku ka sqaruar disa gjëra për llogaritë që janë hapur në emër të tij.
Depp thotë sa ka qenë në dijeni për këtë se çka i ka ndodhur, dhe po punon për t’i fshirë të gjitha rrjetet sociale që në fakt janë të pa vërteta.
“Jam në dijeni që janë krijuar llogari të rreme duke pretenduar kinse jam unë ose njerëzit që punojnë me mua. Unë nuk kam asnjë llogari private në asnjë platformë. Këto janë të vetmet faqe të drejtuara nga unë dhe ekipi im.
INSTAGRAM @Johnny Depp TIKTOK @Johnny Depp FACEBOOK @Johnny Depp DISCORD @Johnny Depp0854,” shkroi ai.
“Kërkoj që të jeni të kujdesshëm pasi duket se këto llogari të rreme mund të postojnë çdo gjë. Ekipi po lufton për ta rregulluar këtë problem. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që më bëtë të vetëdijshëm për këtë çështje! Dashuri dhe respekt, JD X”, ka shkruar ai.