×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Joe Biden u bën thirrje kompanive të veturave që t’u japin më shumë para punonjësve grevistë

    FrontOnline
    16 Shtator 2023

    Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Veturave tha se do të rifillojë negociatat me prodhuesit e veturave të shtunën, ndërsa greva tashmë po fillon të krijojë mungesa të pjesëve të veturave në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësit e sindikatës thanë se tashmë i kanë dërguar ofertat e tyre kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler për zgjidhjen e ngërçit dhe përfundimin e grevës.

    Aksioni më ambicioz i sindikatave industriale në Shtetet e Bashkuara në dekada ka shaktuar ndërprerjen e prodhimit të veturave në tre fabrika që prodhojnë modelet Ford Bronco, Jeep Wrangler, Chevrolet Colorado dhe modeleve të tjera më pak të njohura.

    Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten “askush nuk dëshiron të hidhet në grevë”, por se kompanitë e veturave kanë gëzuar fitime rekord në vitet e fundit pa i ndarë ato në mënyrë të drejtë me punëtorët, disa orë pasi Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Veturave, filloi grevat në tre fabrikat e tre kompanive më të mëdha të automjeteve në Detroit, shkruan Voice of America, transmeton FrontOnline.

    Greva në tre fabrika në pronësi të kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler të premten, nisi aksionin më ambicioz të punonjësve industrialë në Shtetet e Bashkuara në dekada.

    Presidenti Biden tha se “fitimet rekord të korporatave” duhet të çojnë në “kontrata rekord” për anëtarët e Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Veturave, por se fitimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë me punëtorët.

    “Askush nuk dëshiron një grevë, por unë respektoj të drejtën e punëtorëve për të përdorur opsionet e tyre bazuar në sistemin e negociatave kolektive”, tha Presidenti Biden. “Unë e kuptoj zhgënjimin e tyre”.

    Deri më tani në negociatat për ndërprerjen e grevës, “kompanitë kanë bërë disa oferta të rëndësishme”, tha zoti Biden. “Por unë besoj se ata duhet të shkojnë më tej për të siguruar që fitimet rekord të korporatave të përkthehen në kontrata më të mira, rekord, pune për Unionin e Punonjësve të Industrisë së Veturave”.

    Presidenti Biden tha se ai ka qenë në kontakt me të dyja palët në negociata dhe do të dërgojë dy anëtarë të ekipit të tij, Gene Sperling dhe Sekretaren e Departamentit të Punës Julie Su, në Detroit për të siguruar përfshirjen e administratës në bisedime dhe arritjen e një “marrëveshjeje të favorshme”.

    Presidenti Biden, i cili parashikoi gjatë fundjavës së Ditës së Punës se sindikata nuk do të hidheshin në grevë, bisedoi me udhëheqësit e sindikatave dhe prodhuesve të automjeteve të enjten.

    Administrata e Presidentit Biden po diskuton gjithashtu ndihmën urgjente për të mbrojtur firmat më të vogla që furnizojnë prodhuesit amerikanë të automjeteve, tha të enjten një burim që ka njohuri për këtë çështje.

    Gjatë një vere trazirash të sindikatave të punëtorëve, Presidenti Biden ka përmendur politikat e tij në mbështetje të sindikatave, ndërsa administrata e tij në prapaskenë është përpjekur të lehtësojë rrugën për marrëveshjet me punëdhënësit për të shmangur grevat e kushtueshme, thanë udhëheqësit e sindikatave dhe zyrtarët e administratës.

    Por në një kujtesë se sa e vështirë është të qetësosh punëtorët e organizuar në sindikata ndërkohë që reduktohen rritjet e çmimeve që shkaktojnë inflacion, Presidenti Biden dhe Unioni i Punonjësve të Industrisë së Veturave, e vetmja sindikatë e madhe që nuk e mbështeti kandidaturën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk janë në të njëjtën linjë.

    Sindikatat si Unioni i Punonjësve të Industrisë së Veturave, që përfaqëson 146,000 punëtorë, janë çelësi i strategjisë së Presidentit Biden për të fituar një mandat të dytë në vitin 2024. Ai ka nevojë për mbështetjen e tyre për të fituar përsëri shtete kyçe si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të vuajnë pasojat më të mëdha të grevave kundër prodhuesve të veturave.

    Joe Biden, 80 vjeç, po përmend gjendjen e mirë të ekonomisë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024, duke theksuar shtimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe zbehjen e frikës nga një rënie e mundshme ekonomike, dhe një grevë e zgjatur mund ta kërcënojë këtë strategji./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Bombardimet nga ushtria pakistaneze në provincën lindore Paktika të Afganistanit të martën vranë të paktën 46 njerëz, shumica e të cilëve ishin...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, presidenti prorus i këtij entiteti serb, të mos...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit. Ai u...
    Të tjera
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Mbrëmë në orët e vona, Ministria e Ekonomisë tha se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in mbajtën një takim të përbashkët për të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Albert Krasniqi, drejtor i programeve në Organizatën Joqeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë  se  vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe ka shkelur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.