Katie Rogers, e cila mbulon Shtëpinë e Bardhë thotë për ‘New York Times’, Biden e ka pushtuar rrethin e tij të ngushtë me këshilla martesore.
Jill ka qenë prej kohësh e njohur për rolin kyç në karrierën politike të bashkëshortit të saj. Libri i zonjës Rogers, ‘Gruaja Amerikane’ -Transformimi i Zonjës së Parë Moderne, nga Hillary Clinton në Jill Biden, raporton se zoti Biden i tha një grupi mbështetësish: “Më mirë të jem në shtëpi duke bërë dashuri për gruan time teksa fëmijët e mi janë në gjumë sesa të kandidoj.
”Sipas një libri të ardhshëm, zoti Biden është mburrur me energjinë që jep në romancën e tij 47-vjeçare me gruan e tij, zonjën e parë Jill Biden. Joe mund të ketë zhvlerësuar deklaratat e tij publike të dhomës së gjumit, por ai ka bërë shaka me ndihmësit e tij se seksi i mirë është çelësi për një martese të qëndrueshme dhe të lumtur.” shkruan Rogers.
Biden dhe Jill u martuan në vitin 1977, por u deshën pesë propozime nga zoti Biden që ajo të binte dakord. “Kam qenë aq i duruar sa ska, por kjo ringjalli irlandezin brenda meje. Ose vendos të martohesh me mua ose kaq. Unë nuk do pyes përsëri,” tha zoti Biden në përpjekjen e tij të fundit, shkruan MsRogers./FrontOnline/