Zgjedhjet presidenciale janë duke u mbajtur tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku presidenti aktual, Donald Trump, garon kundër kandidatit demokrat, Joe Biden.
Këto janë sondazhet e fundit para përfundimit të zgjedhjeve, ndërkohë që CNN do të dalë me exit-pollin e parë në ora 24:00 (koha lokale në Kosovë).
Sipas sondazheve të Fox News, CNN, Reuters dhe disa universiteteve të Amerikës, Joe Biden është para kanditatit të tij, Donald Trump.
Pasi të përfundojë numërimi në 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet).
Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare, ndërsa anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin.
Ndërkohë që votimi në disa shtete të Amerikës mbaron brenda një ore.