Votat janë akoma duke u numëruar në disa shtete kyçe – Arizona, Georgia, Nevada dhe Pennsylvania – të cilat e përcaktojnë fituesin e garës presidenciale në SHBA.
Por, si janë rezultatet deri tani në këto shtete ku akoma nuk dihet fituesi?
Aktualisht, Joe Biden është duke prirë në katër shtetet kyçe, ose që ndryshe njihen si shtete që e përcaktojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale.
Bazuar në projeksionet e CNN deri tani, demokrati Joe Biden po prin edhe në rezultatet e përgjithshme me 253 vota elektorale karshi republikanit Donald Trump që deri tani ka 213 vota elektorale.
Një fitore në Penssylvania do t’i jepte Biden votat e mjaftueshme elektorale që të bëhet president i SHBA-së.
Kujtojmë që kandidatëve presidencialë iu duhen 270 vota elektorale që të fitojnë zgjedhjet për të parin e SHBA-së.