Joe Biden ka shprehur ngushëllimet e tij pas sulmit në Vjenë
Kandidati presidencial demokrat i SHBA-së, Joe Biden ka shprehur ngushëllimet e tij pas sulmit në Vjenë, transmeton lajmi.net.
“Pas sulmit të tmerrshëm terrorist të natës në Vjenë, Austri, Jill dhe unë po mbajmë viktimat dhe familjet e tyre në lutjet tona”, shkroi Biden në Twitter.
“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës”, shtoi ai.
After tonight’s horrific terrorist attack in Vienna, Austria, Jill and I are keeping the victims and their families in our prayers. We must all stand united against hate and violence.
— Joe Biden (@JoeBiden) November 3, 2020