Zëvendëspresidneti Joe Biden që po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fituar edhe zyrtarisht në shtetin e Wisconsin.
Në Ëisconsin aktualisht janë numëruar më shumë se 98% të votave, nga të cilat Biden ka fituar 49.4% të tyre, ndërsa Trump 48.8%.
Në numërim të votave aktualisht janë Arizona, Nevada, Michigan, Georgia, Pensilvania dhe Karolina e Veriut. Në tri shtetet e para po fiton Biden, me votat e të cilave grumbullohen fiks 270 vota elektorale. Mjaftueshëm sa për ta dërguar Bidenin në Shtëpinë e Bardhë.