Ajo është komentuar pothuajse edhe për lëvizjen më të vogël të saj.
Madje ajo ka pasur mbështetje të jashtëzakonshme pas trekëndëshit të krijuar Bora-Donald-Beatrixa.
Por edhe kritikuesit ndonjëherë nuk mungojnë.
Në një postim në Instagram, teksa ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj ka marrë edhe komente negative.
Madje ajo shumë shpesh është akuzuar për botox të tepruar e as tash nuk mungoi kjo gjë.
Krahas videos, janë vënë re disa komente të tilla dhe moderatorja nuk ka nguruar për t’i kthyer përgjigje.
‘S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej’, ka komentuar një ndjekëse në postimin e saj.
Moderatorja nuk nguroi dhe u përgjigj, madje ajo edhe e mohoi një gjë të tillë.
‘Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë’, ka shkruar ajo.
Bora gjithashtu njihet si njëra ndër moderatoret më të bukura shqiptare.