Alaudin Hamiti ishte së fundmi në një lidhje Skype për “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për “Big Brother VIP Kosova” që pritet të fillojë së shpejti.
Ai zbuloi detaje të reja duke thënë se përpos Olti Currit në rolin e opinionistit, do të jetë dhe një opionioniste nga Kosova krah tij.
Gjithashtu moderatori shtoi se banorët janë përzgjedhur por nuk foli me emra.
“Ne e kemi vendosur kastin, janë shumë intetrsant. Ideja ka qenë të fillojë në fund të tetorit, por kemi vendosur një datë tjetër që nuk mund ta them sepse do të merren me të nga kjo intervistë. Kastin e kemi nuk mund të presim edhe shumë gjatë, vetëm disa finalizime të fundit. 200 mijë euroshin e kemi, shtëpia është gati.Është Olti Curri dhe do të jetë një opinioniste nga Kosova, që nuk dua ta zbulojë se nuk është finalizuar. Po besoj që diku nga java e ardhshme do ta bëjmë publike. Do të kemi edhe emisionin ‘Post BB VIP” me një prezantuese shumë të dashur nga publiku, që nuk mund ta them”, u shpreh moderatori.