Jo vetëm Mirlind Daku, Ballkani do t’i ketë edhe katër futbollistë tjerë në dispozicion për ndeshjet e muajit qershor te Përfaqësuesja e Kosovës.
Klubi suharekas e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetin social “Facebook”, shkruan FrontOnline.
Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi janë futbollistët e ftuar nga Bernard Challandes.
Kurse, Kosova U19 ka ftuar katër futbollistët e rinjë të Ballkanit Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi.
https://www.facebook.com/fcballkani/posts/2921520324752333
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
“Ju njoftojmë se top golashenuesi i Superligës Mirlind Daku,si dhe Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaqi jan ftuar nga përzgjedhësi Challandes për ndeshjet miqësore të muajit Qershor ndaj San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë.
Ndërsa për U/19 jan ftuar futbollistet tanë, si: portieri Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi.
Na priftë e mbara Kosova jonë”./FrontOnline/