-->
×
  • Vip
  • Vip

    Jo vetëm djalin, Parashqevi Simaku takoi edhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe

    FrontOnline
    03 Janar 2025

    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke.

    Pamjet të cilat po bëjnë xhiron në internet, tregojnë takimin emocionues mes saj dhe të birit që kishte një periudhë të gjatë pa e parë.

    Parashqevi Simaku nuk takoi sot vetëm të birin, por po ashtu edhe ish-bashkëshortin e saj Robert Nolfe, i cili ishte po ashtu i pranishëm në momentin kur ndodhi ribashkimi.

    Pamjet e këtij ribashkimi u publikuan nga biznesmeni Elton Ilirjani përmes një mori postimesh në Instagram, dhe që nga publikimi ato kanë bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.

    Në njërën prej videove, ku artistja po përqafonte të birin Luke, i cili me sa duket nuk donte të ekspozonte fytyrën, shfaqet edhe ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert.

    Ai i jep një përqafim, derisa i thotë: “Zoti të bekoftë”. Muzikanti po ashtu dëgjohet duke i thënë: Jam shumë i lumtur që Eltoni të gjeti”.

    Takimi mes Parashqevisë dhe djalit të saj, ndodh pas një periudhe të gjatë dhe vite pasi këngëtarja e kishte pritur në stacionin e trenave në New York.

    Parashqevi Simaku, një artiste ikonë e viteve 80-ta, u shpërngul nga Shqipëria në vitin 1992 për të nisur një jetë të re në Amerikë.

    Ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara aty ku ajo u njoftua me Robert Nolfe, muzikanti me të cilin u martua dhe u bënë prindër të Lukës.

    Disa vite më vonë, çifti u divorcua për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura dhe të qarta. Këngëtarja siç potencoi vetë Robert, ishte distancuar vetë. /Telegrafi/

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Vip19 Maj 2025
    Pas një performance që ndezi Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, ka reaguar për herë të parë. Në një postim...
    Vip19 Maj 2025
    Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku i ka dhënë fund shumë aludimeve e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Shkeljet e rregullave të trafikut rrugor vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë publike. Për të parandaluar aksidentet dhe për...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për...
    Lajme20 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka rikthyer postimin e ish-presidenti Hashim Thaçi i cili pati njoftuar për njohjen nga shteti karaibian i...
    Lajme20 Maj 2025
    Në 26 vjetorin e vrasjes, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në Baicë të Drenasit, në nderim të dëshmorit...
    Sport20 Maj 2025
    Dy ekipe shqiptare Besa e Dobërdollit dhe Bashkimi i Kuamanovës do të luftojnë për një vend në Ligën e Parë – sfida...
    Kronika20 Maj 2025
    Është arrestuar i dyshuari R.I., 32-vjeçar pasi i njëjti ka vjedhur një laptop të markës “Apple” një aparat fotografik profesional “Sony” dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.