Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.
Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor).
Më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.
“Olle” ka raportuar se i ftuar nga Challandes është edhe sulmuesi Jetmir Topalli.
Topalli luan për skuadrën e Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi nga Kaçaniku, ka pasur 13 paraqitje për skuadrën e tij, duke realizuar një gol.