×
  • Lajme
  • Lajme

    Jetesa në paraburgim: Nasim Haradinaj po i përgatit ushqim bashkëluftëtarëve

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Në objektin e paraburgimit në Hagë po qëndrojnë shtatë ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte, vrasje dhe trajtim mizor të njerëzve.

    Por, se a po qëndrojnë ata bashkë në një dhomë, ka treguar për Gazetën Express një familjare e sekretarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

    Ajo tha se ata nuk qëndrojnë në një dhomë, por në një kohë të caktuar e kanë të lejuar të shihen me njëri-tjetrin në një kuzhinë e cila gjendet në atë objekt. Aty ata po ashtu ushqehen me ushqimet të cilat kanë mundësi t’i përgatisin edhe vetë.

    Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Sali Mustafa kanë mundësi që të përgatisin ushqime tradicionale, por të gjitha me shpenzimet e tyre.

    Anipse kushtet janë të mira, të gjitha këto paguhen nga vetë anëtarët e OVL-UÇK-së. Kështu ka treguar për Express familjarja e Nasim Haradinajt.

    Ajo tha se Haradinaj madje u kishte përgatitur edhe fasule dhe pulë të pjekur.

    Anipse këta të fundit kanë të drejtën që të shihen me njëri-tjetrin, megjithatë nuk mund të shihen me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pasi këta të fundit janë në vëtizolim për shkak të COVID-19.

    Ata nuk do të takohen me njëri-tjetrin edhe 10 ditë, pasi t’i bëjnë dy javë që janë vendosur në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Gucati e Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në Prishtinë. Po atë ditë, ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

    Ndërsa, më 5 nëntor janë konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, të cilët janë dërguar po ashtu në Hagë.

    Por, bastisje dhe arrestim ka pasur më 4 nëntor ndaj Jakup Krasniqit, i cili pas 8 orësh bastisje në shtëpinë e tij, ai u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.