Këngëtarja Jessie J ka zbuluar se tre muaj më parë u diagnostikua me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD). Në një postim në Instagram, këngëtarja 36 vjeçare tha se këto çrregullime mendore e kishin bërë të “rivlerësonte” gjithë jetën e saj.
Në postimin e saj, ajo tha se kishte pasur momente kur ndihej sikur nuk mund të diskutonte për kushtet e saj, mirëpo sipas saj, ky ishte momenti i duhur.
“Ja ku po flas për këtë”, deklaroi ajo në mënyrë karakteristike.
Këngëtarja me famë botërore e cila lindi djalin e saj, Sky Safir Cornish Colman, vitin e kaluar, tha se vogëlushi i kishte “ekspozuar” vështirësitë “shumë më shumë”.
“E dija deri diku, por të pasurit një fëmijë e ekspozoi shumë më tepër, gjë që ishte ngushëlluese në një farë mënyre, pasi e bënte të ndihej më pak e frikshme”, tha ajo.
ADHD-ja është një gjendje që ndikon në sjelljen e njerëzve. Kjo mund t’i bëjë të sëmurët të duken të shqetësuar, ata mund të kenë probleme të përqendrohen dhe mund të veprojnë me impuls.
OCD-ja është një gjendje e shëndetit mendor ku një person ka mendime obsesive dhe sjellje kompulsive. /abcnews