×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Jeremiq: S’do të ketë zgjidhje të shpejtë Kosovë-Serbi pavarësisht se kush fiton në SHBA

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq beson se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhen së shpejti, pavarësisht se kush do të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

    Ai vlerëson se politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar gjatë mandatit të fundit të Donald Trump, dhe se qëllimi i Amerikës është që ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën, transmeton Gazeta Express.

    “Politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar gjatë administratës së Donald Trump dhe të gjitha dokumentet me nënshkrimin e tij ende e bëjnë të qartë se qëllimi përfundimtar i Amerikës në këtë drejtim është që Serbia ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, ka thënë Jeremiq.

    Ai ka shtuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po i dërgonte sinjale Perëndimit se ai ishte i gatshëm për ta zgjidhur problemin me Kosovën.

    “Në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të bëjnë presion ndaj Serbisë për të nënshkruar shpejt njohjen e pavarësisë së Kosovës, nevojitet një presion i fortë ekonomik përmes organizatave financiare ndërkombëtare, por kjo kërkon një shkallë të lartë angazhimi dhe përparësie, të cilën administrata amerikane nuk do ta kishte, kushdo që fiton”, tha Jeremiq.

    Ai shtoi se “Ballkani është një përparësi relativisht e ulët” për politikën e jashtme amerikane dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim të politikës ndaj këtij rajoni.

    “Edhe nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara ndryshon, çështjet më të rëndësishme për Amerikën do të jenë në rendin e ditës, nga marrëveshjet shumëpalëshe te rikalibrimi i marrëdhënieve me Evropën dhe Kinën” tha Jeremiq.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Ligës Profesioniste të Rumanisë, kosovarët i ka quajtur “njerëz të egër”. Ky deklarim i tij vjen pas ndërprerjes së ndeshjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e tre personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj. Hamza...
    Vip16 Nëntor 2024
    Burimi e ka pyetur Anisën nëse ajo mendon që brenda shtëpisë mund yë ketë dashuri të vërtetë. Ajo është përgjigjur se secili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.