Ka dhënë dorëheqje drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi.
Mësohet se Lajçi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.
Kujtojmë se Lajçi ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.
Lajçi është marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor 2019, duke u mbrojtur në heshtje, raporton Reporteri.