Trajneri i Ballkanit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës në futboll.
Menjëherë pas humbjes nga Rilindja 1974, Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga Ballkani, njofton klubi.
Ja njoftimi i FC Ballkanit:
“Tifozë të dashur,
Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.
Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”, shkruan Ballkani.