Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka dhënë dorëheqje.
Trudeau thotë se e mori vendimin për të dhënë dorëheqjen pasi pati një bisedë të gjatë me familjen e tij – ku shtoi se suksesi i tij ishte falë mbështetjes së tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trudeau tha se “ky vend meriton një zgjedhje reale” në zgjedhjet e ardhshme, pasi njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër.
Ai shtoi se është bërë e qartë, se ai nuk mund të jetë alternativa më e mirë në fletëvotimin për kanadezët.