Islam Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozita drejtorit komunal për Arsim në Fushë-Kosovë.
Arsye e dorëheqjes sipas tij, janë mospajtimet me kryetarin e Komunës.
“Të nderuar miq , Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozita e drejtorit komunal për Arsim në Fushë-Kosovë. Arsyeja është mospajtimet e mia me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës për gjendjen e krijuar në arsimin e komunës sonë. Vazhdimi i punës së mëtejme thjesht ka qenë i pamundur !
Njoftimi i tij i plotë:
Të nderuar miq, ju njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozita e drejtorit komunal për Arsim në Fushë-Kosovë. Arsyeja është mospajtimet e mia me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës për gjendjen e krijuar ne arsimin e komunës sonë. Vazhdimi i punës së mëtejme thjesht ka qenë i pamundur !
Për shkak të situatës aktuale dhe keqkuptimeve të mundshme, arsyet më detaje do t’i sqaroj më vonë ! Ka qenë privilegj për mua të punoja në arsim, afër 10 vjet si profesor i kimisë në shkolla të mesme , 12 vjet si drejtor shkolle dhe 12 vjet si drejtor komunal i Arsimit.
Kam patur kënaqësi të punoja me dhjetra gjenerata të nxënësve dhe arsimtarëve nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe jashtë saj. Fushë-Kosova është vendi dhe komuna ku kam jetuar dhe kontribuar pjesën më të madhe të jetës. Me gjithë vështirësitë dhe vuajtjet që na kanë përcjell gjatë viteve si dhe gjithë shqiptarët e Kosovēs, kemi arritur rezultate të mira dhe kemi mundur të kalonim sfida të mëdha. Gjendja në arsim është e rëndë dhe duhen reforma të thella dhe një qasje shumë e sinqertë dhe me vizion të qartë .
Situata e tashme në arsim në Fushë-Kosovë është alarmante; me shkolla të stërngarkuara, pa hapësira të mjaftueshme dhe pajisje teknologjike, nga 45 – 50 nxënës në paralele, pa kopshte publike dhe pa lokacione për të ndërtuar shkolla të reja!
Nuk dua të iku nga një pjesë e përgjegjësisë që më takon, por e kemi obligim dhe duhet sqaruar të vertetën qytetarëve të Fushë-Kosovës se si kanë rrjedhur dhe përfunduar ngjarjet deri këtu! Falënderoj shumë të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe drejtorët e shkollave të Fushë-Kosovës. Falënderoj të gjithë prinderit dhe qytetarët për të cilët dera ime ka qenë gjithnjë hapur dhe jam munduar t’i mirëkuptoja dhe ndihmoja për problemet e tyre.
Falenderoj të gjitha institucionet, shoqatat she organizatat e shumta me të cilat kam bashkëpunuar, në veçanti MASHT-in, policinë, FSK-në dhe KFOR -in. Dhashtë Zoti të kalojmë sa më shpejt pandeminë e kobshme Covid-19 që po merr jetë njerëzish dhe ka vështirësuar jetën dhe ekonominë në gjithë botën. Dhashtë Zoti që të gjithë fëmijët dhe nxënësit të kthehen në objekte shkollore dhe të frymojnë lirshëm.Gjithë të mirat të dashur miq!