Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë Rukije Mehmeti
Rukije Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Pulmologjisë në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar vet ajo dhe drejtoria e SHSKUK-së.
“Po kam dhënë dorëheqje per arsye private dhe shëndetësore” ka deklaruar Mehmeti.
Ajo ka mohuar t’i jetë bërë presion ose kërkuar dorëheqja nga menaxhmenti, pas skandalit që ndodhi para disa javësh me kufomën e pacientit e cila qëndroi për disa orë në dhomë me pacientët tjerë.
Nga QKUK kanë deklaruar se ende nuk është caktuar ushtruesi i detyres. “Ju konfirmojmë dorëheqjen e drejtoreshës së Klinikës së Pulmologjisê. Gjatë ditës do të caktohet një ushtrues detyre” kanë deklaruar nga QKUK.