Gazeta Shneta raporton se Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme.
Dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.
Gazeta ka tentuar të marr një përgjigje nga drejtoria e SHSKUK-së, por kanë deklaruar se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për dorëheqjen e saj.
Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.
Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid.