Jennifer Lopez ka postuar disa fotografi të reja në të cilat është shfaqur ‘më e nxehtë’ se kurrë.
Aktorja 53-vjeçare e “Shotgun Wedding” u pa në një seri fotografish në Instagram për linjën e saj të re të këpucëve me markën “Revolve”, shkruan DailyMail.
Gruaja e Ben Affleckut dukej më se në formë të mirë trupore.
Makijazhi i saj ishte i përsosur, i dendur me tone të ngjyrës së trupit, ndërsa flokët e saj ishin lënë të drejta.
Ylli ka punuar për këpucë me ‘DSW’ për disa vite dhe tani duket se ajo ka një bashkëpunim të ri me “Revolve”, një markë me të cilën Kendall Jenner ka punuar në të kaluarën.