Jennifer Lopez di si të përballet me polemikat dhe këtë e konfirmoi sërish duke i kënaqur fansat për shkak të thashethemeve gjithnjë e më të zhurmshme për krizën në martesën e saj me Ben Affleck.
Thashethemet u ndezën nga një foto e fundit e aktorit në Los Angeles, e publikuar nga Radar Online, ku shihet se ai nuk mban unazë. Pasi lajmi ka vërshuar mediat, këngëtarja ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram që kanë trembur fansat e saj.
Fotot u bënë virale, duke mbledhur 2.3 milionë pëlqime dhe mbi 20,000 komente. Por kjo nuk i ndali thashethemet, të paktën sipas mediave amerikane.
Kujtojmë, J. Lo dhe Affleck u martuan në Las Vegas në korrik të këtij viti dhe një muaj më vonë ata bënë një martesë të dytë, luksoze.
Menjëherë pas kësaj, pasuan thashethemet për probleme martesore, me Affleck që thuhet se nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi me Lopez. Sipas mediave të huaja, dyshohet se ata e kanë marrë këtë vendim bashkërisht për të ringjallur martesën e tyre dhe shkak ka qenë pirja e duhanit nga Affleck, të cilën Lopez nuk e duron dot./FrontOnline/