Jennifer Lopez fitoi çmimin për arritje jetësore në ceremoninë e MTV Movie and Television në Los Angeles. Gjatë marrjes së çmimit, Lopez hapi shpirtin e saj. “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dhanë këtë jetë, ata që më dhanë gëzim, por edhe ata që më thyen zemrën”, filloi Lopez.
“Faleminderit atyre që më thanë të vërtetën, por edhe atyre që më gënjyen”, shtoi Jay Lo. Kur preku fëmijët dhe partnerin e saj aktual, aktorin Ben Affleck, bukuroshja tha mes lotësh:
“Më falni, por jam emocionuar, ju e dini si jam. Tani po shkoj në shtëpi, po ha darkë me familjen time. Faleminderit edhe atyre që më thanë në fytyrë – nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë. Pa ata, nuk do të kisha pasur sukses”, tha Lopez./FrontOnline/