Aktorja Jennifer Lawrence po jep intervista aktive gjatë promovimit të filmit të saj të ri dhe ka folur për një media për “traumën” që ka ende pas vjedhjes dhe publikimit të fotove të saj nudo në internet.
“Çdokush mund të shkojë dhe të shikojë trupin tim të zhveshur pa pëlqimin tim, në çdo kohë të ditës. Trauma ime do të ekzistojë përgjithmonë”, tha Lawrence, duke kujtuar momentin kur llogaria e saj iCloud u hakerua në 2014.
Lawrence foli edhe për ish-producentin dhe përdhunuesin e dënuar Harvey Weinstein. Ajo ka thënë se ka arritur ta shmangë në masë të madhe, por se meshkujt përreth saj janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme gjatë karrierës së saj.
“Viktimat e Harvey-t ishin gra që besonin se ai do t’i ndihmonte”, tha ajo. “Fatmirësisht, në kohën kur takova edhe Harvey-n në karrierën time, kisha pas meje ‘The Hunger Games’. Kështu që e shmanga atë situatë specifike”, shprehet ajo.
Aktorja foli më parë për fotot që dolën në internet, duke thënë për “Vogue”: “Mendoj se njerëzit e kuptuan që ky sulm hakeri ishte në të vërtetë një krim seksual, por nuk munda ta largoja atë ndjenjë”.
Në janar 2017, 29-vjeçari i atëhershëm ishte në burg për nëntë muaj pasi pranoi se kishte hakuar llogaritë e 30 personazheve të famshëm, por nuk u dënua për publikimin e fotove në internet./FrontOnline/