Aktorja e famshme Jennifer Aniston, e cila fitoi famë botërore në serinë njohur “Friends”, më në fund ka realizuar ëndrrën e saj të kamotshme.
Pas një pauze të gjatë, ekipi i famshëm i kësaj serie, u bashkua për të filmuar një episod të veçantë dhe thuhet se ish-gruaja e Brad Pitt kishte lajme të mëdha për kolegët dhe miqtë. Në të vërtetë, ajo e përdori tubimin për t’u zbuluar atyre se aktualisht është në proces të birësimit të një vajze nga një jetimore në Meksikë.
Thuhet se Jennifer ndihmoi jetimoren financiarisht për shumë vite, dhe pasi u takua me vajzën, ajo vendosi t’i siguronte asaj një shtëpi dhe një fëmijëri më të bukur, e cila është për tu lavdëruar. Finalizimi i birësimit pritet në qershor të këtij viti, më shumë se një vit pas fillimit të procedurës./FrontOnline/