Është një nga ata emra që premton shumë për të ardhmen.
Bëhet fjalë për djaloshin Adonis Binaku, për të cilin muzika dhe këndimi duket të jenë dy drejtimet kryesore që pritet t’i ndjekë, teksa deri më tani ka treguar se gëzon gjithë potencialin e nevojshëm për të bërë para.
Së fundi, ai ka publikuar edhe projektin, “Jemi yje që ndriqojmë”, projekt ky që i atribuohet kombëtares së Kosovës.
Tekstin e ka shkruar Jehona Lumi, ndërsa Rinor Ukimeri muzikën dhe orkestrimin.
Adonisi edhe më parë ka publikuar këngë, të cilat kanë pasur suksese të mëdha.